Thaçi sot sërish i drejtohet publikut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kohët e fundit i ka shpeshtuar paraqitjet në publik konferencat për media, e një të tillë e ka thirrur për sot.
Zyra e Presidentit nëpërmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se presidenti Thaçi, të mërkurë sërish do të mbajë një konferencë për media.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër në orën 11:00 mban konferencë për media”, thuhet në njoftimin presidenca.

Ideja e plasuar në opinion nga presidenti Thaçi për mundësinë e korrigjimit të kufirit me Serbinë, ka zgjuar reagime të shumta si te spektri politik, po ashtu edhe në opinion.
Liderë të partive politike, analistë dhe pjesëtarë nga shoqëria civile, një ide të tillë po e

konsiderojnë si një opsion për këmbim territoresh, apo edhe ndarjen e Kosovës.
Ndërsa, vetë presidenti Thaçi në paraqitjet e tij publike ka demantuar se bëhet fjalë për ndarje, apo këmbim territoresh.

 

Loading...