Theri me thikë të bijën brenda në makinë, ja çfarë po ndodh me babanë e 20-vjeçares

Shqiptari Petrit Lekaj e ka pranuar para gjykatësve se ka vrarë vajzën e tij 20-vjeçare brenda në makinë.

Përmes një lidhjeje me video Lekaj tha se ishte ai vrasësi i së bijës, Sabrina Lekaj, duke mos dhënë detaje të tjera nga ngjarja tragjike.

Aktualisht 49-vjeçari, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, po mbahet në një institucion të shëndetit mendor në Adelaide, Australi.

Petrit Lekaj pritet të dalë para Gjykatës së Lartë më 25 nëntor, pasi prokurorët kanë kërkuar një shtyrje prej 12 javësh, në mënyrë që të dalin të gjitha rezultatet dhe raportet e vajzës së vrarë.

Në bazë të ligjeve në Australi, ai rrezikon një dënim jo më pak se 20 vjet për krimin e kryer. Por, fakti që ai e pranoi krimit që në fillim, i jep të drejtë për një ulje të konsiderueshme të dënimit.