Thotë se do t’i përgjigjet Amerikës, Turqia gati të blejë super sistemin ruse të raketave

Turqia thotë se do t’i kundërpërgjigjet të gjitha sanksioneve të mundshme amerikane për shkak të blerjes nga Rusia të raketave mbrojtëse S-400.

Duke mbrojtur këtë vendim të Turqisë, Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu i tha sot agjencisë së lajmeve Anadolu se Turqia mund të zgjedhë pajisjet e saj të mbrojtjes si “një vend i pavarur dhe i lirë”.

Kryetarët e Komisioneve të Kongresit amerikan paralajmërojnë Turqinë.

Krerët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit dhe dhe Komisionit për Forcat e Armatosura paralajmëruan Turqinë të martën se rrezikon të përballet me sanksione të ashpra nëse realizon blerjen e sistemeve ruse të raketave S-400.

Ata qartësuan se deri në fund të këtij viti, Turqia ose do të ketë në territorin e saj avionët e avancuar luftarakë F-35, ose raketat ruse S-400.