Tifozët arabë, “Viktimat ” më të lehta të hajdutëve

Tifozët e Arabisë Saudite ishin ata që u bënë më së shumti viktima të vjedhjeve në Botërorin e futbollit Rusia 2018. Sipas statistikave të policisë ruse, sauditët ranë më tepër se çdo grup tjetër tifozësh, pre e vjedhjeve në rrugë. Rusët nuk bënë publike se sa tifoz arab kanë qenë viktima e hajdutëve. Arabia Saudite, garat në këtë botëror i mbylli që në fazën e garave në grupe ku fitoi vetëm 3 pikë.