Tifozi shqiptar e befason atë kroat gjatë ndeshjes Rusi – Kroaci

Një tifoz shqiptar e ka befasuar një tjetër tifoz kroat. Kur ndeshja po luhej mes Rusisë e Kroacisë, tifozi ia dhuroi një dhuratë tifozit kroat e që në të ishte, flamuri i Kroacisë.

Natyrisht se kjo gëzoi tifozin e kombëtares së Kroacisë ndërsa gjesti shqiptarit u prit me duartrokitje.

Kroacia arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas 20 vjetëve, pasi e mposhti 4-3 nga penalltitë Rusinë, loja e rregullt dhe 30 minuta vazhdime përfunduan baras, 1-1 dhe 2-2. /Insporti.com/