Tomson shënoi 10 tresha me radhë (VIDEO)

Mbrëmjen mes të hënës dhe të martës skuadra e Golden Stejt, në transfertë me rezultatin 130:111 e mundi Los Anxhelos Lejkes, ndërsa Klej Tomson shënoi rezultat për histori. Ai për 27 minuta lojë arriti të shënojë 44 pikë, por në kohë të njëjtë ai arriti të shënojë 10 tresha nga po aq goditje dhe me këtë u bë pjesë e historisë së këtij kampionati. Asnjë basketbollist para tij nuk ka një arritje të tillë. Në kohë të njëjtë Tomson me 1.694 tresha të shënuar në renditjen e përgjithshme e kaloi Lebron Xhejms dhe Stiv Nesh. Ai tani në këtë renditje mban pozitën e 19-të.