Tragjedi në Kumanovë, bie shtylla dhe go*det për vd*ekje vajzën 13 vjeçe

Një vajzë e mitur banore e Kroacisë, ka ndërruat jetë në Qendrën Mjekësore në Kumanovë, ku u dërgua pasi u g*odit nga një shtyllë në një fushë hendbolli në Kumanovë.

“Më 14.08.2019 në ora 17:15 në SPB Kumanovë, është raportuar se një vajzë 13 vjeçe nga Republika e Kroacisë e cila po qëndronte përkohësisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kumanovë me lëndime në kokë të cilat i kishte marrë gjatë godi*tjes nga rënia e një shtylle në një fushë lojërash për hendboll në rrugën “Revolucioni Popullor”. Nga godi*tjet e marra vajza ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndj*erit iu dorëzua familjes” njoftojnë nga MPB.