Tragjedia ku u dogjen 26 burra në banesë, disa u gjetën dorë për dore….

Një dëshmi e rëndësishme hedh dritë mbi atë që ndodhi në të vërtetë në fushën ku u gjetën 26 njerëz të vdekur, trupat e të cilëve u identifikuan mëngjesin e sotëm nga vullnetarët e Kryqit të Kuq.

Një pronar i shtëpive duke folur në zougla.gr tregon se ai dhe dy djemtë e tij teksa ishin në shtëpi, panë një grup prej 20-25 burrash në përpjekje për të gjetur një mënyrë që të shpëtonin  rrezikut ndërkohë që flakët po afroheshin.

Pronari dhe djemtë e tij treguan  se më pas u nisën drejt detit, për të hipur në anijet e Gardës Bregdetare. Të gjithë arritën të mbijetonin, por njëri prej tyre theu këmbën.

Ai tregon se grupi prej 26 personash filluan ti ndiqnin për të shpëtuar por e humbën orientimin.  Prandaj, sipas tij, ata më pas ishin futur në një nga banesat dhe atje vdiqën.

“Disa u gjetën afër oxhakut, të tjerë brenda shtëpisë dhe në verandë,” tha pronari i cili e përshkroi tragjedinë.

Ai gjithashtu shtoi se “askush nuk e di nëse ata ishin familje, edhe pse shumë prej tyre u gjetën të mbaheshin dorë për dore “.