Tragjike: 3-vjeçari kosovar vdes duke shkuar në çerdhe

Mëngjesin e ditës së djeshme, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani. Një fëmijë 3 vjeç nga Kosova ka ndërruar jetë rrugës, duke shkuar në çerdhe, raporton Gazeta Express.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express, familjarët e L. Gashit.

Ata kanë bërë të ditur se djali ka qenë duke shkuar në çerdhe, kur i ka rënë të fikët, derisa më vonë është konstatuar se ka vdekur nga infarkti. Rasti ka ndodhur në Frankfurt.

Familja e tij nga fshati Ngucat i Malishevës, tutje, kanë bërë të ditur se djali nuk ka qenë i sëmurë më parë.

Për varrimin e tij ende nuk dihet saktë, pasi që fillimisht duhet të kryhen procedurat në shtetin gjerman. /GazetaExpress/