TRAGJIKE/ I riu shqiptar nga Kërçova, humbi jetën në një aksident me traktor (FOTO)

“Më 17 mars rreth orës 19:30 është denoncuar se në Kërçovë në rrugën rajonale drejt fshatit Papradishtë Sh.V. (22) nga fshati Popojan, duke e drejtuar traktorin me rimorkio, në të cilin ka qenë personi Sh.N. (41) ka humbur kontroll mbi traktorin dhe është rrokullisur, pas së cilës N.Sh. ka kërcyer nga rimorkio, ndërsa Sh.V. është shtypur nga traktori dhe ka ndërruar jetë n në vendngjarje”, kumtoi MPB-ja.

Ekspertizë në vendngjarje kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi ekspert nga stacioni i policisë Kërçovë. Me pëlqimin e Prokurorit publik, trupi i të vdekurit i është dorëzuar familjes ndërsa varrimi i të ndjerit është bërë sot në vendin e lindjes në fshatin Popojan.