Trendi i vetullave ‘këpucë’

Ka pasur një sërë tendencash të formave të vetullave kohëve të fundit në mediet sociale, por kjo e fundit duket se i ka kaluar kufijtë.

Tani në rrjete sociale kanë filluar të shpërndahen video dhe fotografi, ku vetullat e vajzave shihen në formë të takave të larta.

Ndjekësit në Instagram, këtë trend e kanë konsideruar si “të çmendur”, dhe se komentet kryesisht janë se kjo është larg asaj që quhet normale.