Trump: Kam lajme të këqija për rusët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkroi sot në llogarinë e tij Twitter se ai ka lajme të këqija për Rusinë.

Sipas Trump, çmimi i naftës është në rënie, pasi ai ka rregulluar sektorin e energjisë.

Ai vuri në dukje se SHBA tani po prodhojnë më shumë nafte se kurrë.

“Prodhimi më i lartë i naftës është një lajm i keq për Rusinë. Si mund ta bënte presidenti Trump diçka të tillë? A nuk po punon për Kremlinin? “, shkroi kreu i SHBA në Twitter me sarkazëm.

Prodhimi i naftës në SHBA vazhdon të rritet. Sipas të dhënave të kompanisë amerikane të naftës BHGE, numri i puseve të naftës u rrit me vetëm dy deri në 28 dhjetor dhe tani ata kanë 885 njësi./KosovaPress/