Trump refuzon të rihap qeverinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hodhi poshtë një propozim të bërë nga një senator republikan, i cili i propozoi Trumpit të rihapë përkohësisht qeverinë për të lejuar rifillimin e negociatave për financimin e sigurisë kufitare.

Derisa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, për një udhëtim në Luiziana, Trump u tha gazetarëve se ai nuk ishte dakord me propozimin e senatorit republikan, Lindsey Graham, për të rihapur qeverinë në kohëzgjatje prej tre javësh.

Trump e ka lënë të hapur mundësinë e shpalljes së një emergjence kombëtare nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje për ndërtimin e murit me Meksikën.

Ai po kërkon 5.7 miliardë dollar për ndërtimin e murit, kërkesë kjo që po kundërshtohet fuqishëm nda ligjvënësit demokrat.

Demokratët kanë refuzuar negociata të mëtejshme derisa qeveria të rihapet./rel/