Trump shtron iftar për ambasadorët e shteteve me shumicë myslimane, afër tij dhe Vlora Citaku! (FOTO)

Presidenti amerikan Donald Trump e quajti “privilegjin” e tij të madh që i uroi mirëseardhjen në Shtëpinë e Bardhë ambasadorëve dhe diplomatëve nga vendet me shumicë myslimane për një darke iftari vakti që shënon fundin e ditës së agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Presidenti amerikan e quajti këtë të fundit një `”kohë bamirësie” dhënieje dhe shërbimi të qytetarëve” si dhe një moment për afrimin e familjeve e komuniteteve. “Ka qenë një periudhë e vështirë kjo për njerëzit e besimeve të ndryshme me su.lme vd.ekjepru.rëse ndaj myslimanëve të krishterëve dhe hebrenjve në Zelandën e Re Sri Lanka e SHBA. Ne themi që do t’i mposhtim të këqijat e te.rr.oriz.mit dhe të jetojmë me besimin që rrjedh nga zemra” tha Trump. Në darkën e iftarit mori pjesë dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku e cila sqaroi në rrjetet sociale se i ka treguar shefit të shtëpisë së bardhë që në shtetin laik të Kosovës ka një kulturë tolerance dhe harmoni mes feve. Po ashtu e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat përballemi aktualisht ka shkruar ajo në fotografitë e postuara nga Çitaku ku shihet se ishte e ulur afër presidentit Trump.