Trump takohet me Putin dhe habit me deklaratën e tij: “Bota do të na shohë bashkë!”

Sot është mbajtur një takim i rëndësishëm mes dy liderëve botëror, Vladimir Putin dhe Donald Trump. Pak para takimit, Trump shfrytëzoi Tëitter-in për të fajësuar administratat e mërpashme të SHBA-ve, sidomos atë të Obamës për tensionimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi. Trump fajësoi ata për përkeqësimin e marrëdhënieve në ato që i quajti “vitet e marrëzisë dhe budallallëkut të SHBA-ve” dhe shtoi se tani, “Gjuetia e Shtrigave” ka marrë fund.

Në përgjigje të deklaratës së Trump, ministria e Jashtme ruse shkroi: “Edhe ne pajtohemi.”

Në vijim Vladimir Putin dhe Donald Trump startuan takimin kokë më kokë në Helsinki, pas paraqitjes për fotografitë në ambient të tensionuar. Putin foli shkurt duke thënë se është një kënaqësi që po takohet me Trump.

Ndërkohë Presidenti i SHBA-ve përgëzoi Putin për organizimin e Kupës së Botës dhe performancën e Rusisë në turne dhe theksoi se të dy kanë shumë gjëra të mira për të folur. “Kemi diskutime për gjithçka, nga tregtia te ushtria, deri te raketat, armët bërthamore, Kina, pra do të flasim pak për Kinën – mikun tonë të përbashkët Xi”, tha Trump.

Por ai shlkoi më tej duke thënë se në dy vitet e ardhshme parashikon marrëdhënie të jashtëzakonshme SHBA-Rusi.

“Unë me të vërtetë mendoj se bota dëshiron të na shohë bashkë. Ne jemi dy fuqitë e mëdha bërthamore. Ne kemi 90% të lëndëve bërthamore – dhe kjo nuk është një gjë e mirë është një gjë e keqe. Mendoj se ne mund të bëjmë diçka për këtë sepse nuk është një forcë pozitive, është një forcë negative kështu që ne do të flasim për të ndër të tjera. Bota pret me padurim diskutimin tonë personal që mendoj se fillon tani dhe pastaj do të takohemi me të gjithë ekipin tonë. Ne të gjithë kemi shumë pyetje dhe me shpresë, do të nxjerrim më së shumti përgjigje. Është gjë e mirë të takohesh me ty”, iu drejtua Trump homologut të tij rus.

Burimi: Opinion