Trump: Të gjitha mundësitë në tavolinë nëse Maduro përdor forcën

Një përgjegjës amerikan theksoi se çdo opsion është në tavolinë nëse regjimi i Maduros do të përdorte dhunën.

“Nuk kemi marrë asgjë në konsideratë, por të gjitha mundësitë janë në tavolinë. Të gjithë mundësitë, gjithnjë, të gjitha mundësitë janë në tavolinë”, deklaroi Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Venezuelasit kanë vuajtur prej shumë kohësh nga duart e regjimit të paligjshëm të Maduros”, shtoi Trump pak çaste më vonë në një mesazh në “Twitter” ndërkohë që shefi amerikan i diplomacisë Mike Pompeo i bëri thirrje drejtpërdrejtë Nicolas Maduro që të largohet.

“Do të vazhdoj të përdorë të gjithë fuqinë ekonomike dhe diplomatike të SHBA-së për të bërë presion në favor të rivendosjes së demokracisë venezuelase”, shkruan sërish Presidenti amerikan./ata/