Turne shahu në kuadër të ‘‘Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri 2018’’

Në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri (KKShShA: www.keshilli-koordinues.at), në kuadër të manifestimeve për nder të ‘‘Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri 2018’’, në ambientet e shoqatës “Kërçova”, klubi shqiptar i shahut Arbëria organizoi një turne të hapur shahu. Ky aktivitet u ndihmua nga KKShShA, Rrjeti i Biznesve Shqiptare në Austri, ndërmarrja ‘‘Alushaj’’ dhe shtypshkronja “Alba Kopie” me pronar Gjevat Balaj.

Fillimisht, në emër të KKShShA të pranishmëve ju drejtua Vinçenc Palushaj, sekretar, i cili, ndër të tjera, nënvizoi rëndësinë e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri në promovimin e vlerava kulturore të kombit tonë, si dhe vlerësoi bashkëpunimin mes këtij subjekti dhe klubi shqiptar të shahut Arbëria me seli në Vjenë. Ai në mënyrë të veçantë u fokusua ne moton e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri “Bukë, kripë e zemër’’ duke  potencuar posaçërisht pjesëmarrjen në këtë aktivitet të shahistëve të kombeve tjera, si austriakë, sirianë, etj.

Në turne morën pjesë 17 shahistë. Lojërat u zhvilluan në shtatë raunde. Për shahistët më të suksesshëm u ndanë kupa, shpërblime modeste në vlerë monetare dhe mirënjohje.

Në fund, në emër të klubit Arbëria pjesëmarrësit i përshëndeti edhe trajneri Agron Çika.

Gjyqtare e turneut ishte Margit Almert nga Federata e Shahut e Vjenës.

Ky aktivitet u mbështet dhe vizitua edhe nga aktivistët shqiptarë në Vjenë.

Renditja përfundimtare:          pikë

 

  1. Kadri Berbati                    6

 

  1. Gregor Neff, Ing                6

 

  1. Sajadi Muhamed Faruk  5

 

  1. Agron Çika 4,5

 

  1. Fatos Krasniqi 4

 

  1. Faredin Xhakaj 4

 

  1. Safet Hyseni 4

 

  1. Christoph Götz 4

 

  1. Hamdi Hysenaj 4

 

  1. Sokol Çekani 3

 

  1. Milot Gashi 3

 

  1. Kosay Said Isaa 3

 

  1. Valentin Jauker, Mag. 3

 

  1. Petrit Zenuni 3

 

  1. Hussam Wehba 2,5

 

  1. Labib Wehba 2

 

  1. Hanna Wehba 2

 

Përndryshe, klubi shqiptar i shahut Arbëria këtë vit, si dhe dy vitet e kaluara,  garon me dy ekipe në Federatën së Shahut të Vjenës. Momentalisht, pas xhiros së katërt të kampionatit në sezonin 2018/2019, në ligën e dytë të Vjenës ekipi Arbëria gjendet në vendin e dytë, ndërsa në ligën e kategorisë së dytë udhëheqë tabelën e klasifikimit në grupin prej 8 klubeve.

 

Në gjashtë vitet e kaluara ky ishte turneu i trembëdhjetë me radhë i organizuar nga ky klub