Turqi, ulen importet e naftës iraniane

Në muajin nëntor të vitit 2018, Turqia ka zeruar importin e naftës nga Irani, theksuan mediet turke duke iu referuar të dhënave nga Instituti turk për Rregullimin e Tregut të Energjisë (EPDK).

Para vendimit amerikan për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit, Turqia blinte mbi një milion ton naftë në muaj nga Teherani.

Rënia e furnizimeve nga Irani ishte kompensuar me një rritje prej 67,8% të prurjes nga Iraku për një total prej 4,6 milionë tonë naftë.

Importi është rritur edhe prej vendeve kryesore furnizuese, përfshirë Kazakistanin, Azerbajxhanin, Rusinë, Nigerinë, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite.

Megjithatë, presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk ka ndërmend të respektojë sanksionet ndaj Iranit, veçanërisht në sektorin e energjisë.