Turqia i jep fund gjendjes emergjente dy vjet pas tentim-puçit

Qeveria e Turqisë i ka dhënë fund gjendjes emergjente mbarëkombëtare të cilën e kishte shpallur dy vjet më parë pas një tentimi të dështuar për grushtet.

Gjatë kësaj gjendjeje, dhjetëra mijëra njerëz ishin arrestuar ose larguar nga punët e tyre.

Sidoqoftë, qeveria ka vendosur që të mos e zgjasë atë pasi që e kishin zgjatur shtatë herë nga tre muaj.

Vendimi vjen javë pasi që presidenti Rexhep Taip Erdogan ishte ri-zgjedhur në këtë post, ndërkaq gjatë fushatës, kandidatët opozitarë kishin thënë se gjëja e parë që do ta bënin në rast të ardhjes në pushtet do të ishte dhënia fund e kësaj gjendjeje emergjente.

Loading...