Home Aktuale Turqia ka aplikuar për në BE që nga viti 1987, dhe ende nuk është pranuar
Turqia ka aplikuar për në BE që nga viti 1987, dhe ende nuk është pranuar

Turqia ka aplikuar për në BE që nga viti 1987, dhe ende nuk është pranuar

by Fadil
0 comment

Turqia ka kapacitet për të hapur dhe mbyllur të gjithë kapitujt e BE-së brenda gjashtë muajve nëse kryhen negociata parimore, ka deklaruar të dielën zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, Omer Celik.

“Ndalimi i hapjes së kapitujve (në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian) është një shenjë e mungesës së vetëbesimit”, tha Omer Çelik duke folur për gazetarët pas takimit konsultativ të AK Partisë në Ankara.

Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987, ndërsa bisedimet e aderimit filluan në 2005-n.

Për të fituar anëtarësimin, Turqia duhet të përfundojë me sukses negociatat mbi 35 kapituj politikë që përfshijnë reforma dhe miratimin e standardeve evropiane. Që nga maji i vitit 2016, janë hapur gjithsej 16 kapituj dhe është mbyllur vetëm njëri prej tyre.

Në dhjetor 2016, blloku 28-anëtarësh bëri me dije se nuk do të hapen kapituj të rinj për Turqinë./GM

You may also like

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com