Twitter vjen me risi!

Twitter po bën një hap të madh në pastrimin e platformës së tij në mënyrë që të bëhet më e ndërgjegjshme përpara ligjit.

Sipas Qendrës së Ndihmës së Twitter-it sapo të arrini në 400 numrin e ndjekësve brenda një dite atëherë ju do të limitoheni nga kjo.

Më parë limiti vendosej vetëm në rast se ndiqnit më shumë se një mijë llogari.

Pasi të keni arritur limitin vijues do të merrni një mesazh që thotë “Ju nuk jeni në gjendje të ndiqni më shumë njerëz në këtë kohë”.

Megjithatë ky numër nuk zbatohet për llogaritë e verifikuara. Nëse ke shenjën blu mund të vazhdosh të ndjekësh deri në 1000 llogari në ditë.

Po kështu Twitter gjithashtu kufizon numrin e përgjithshëm të llogarive që mund të ndiqni në 400.

Njoftimi ndjek një zinxhir ngjarjesh që filluan më parë këtë vit ku raportimi Mashable në shkurt tregoi se Twitter kishte pezulluar tre kompani të mediave sociale që kishin krijuar aplikacione për Twitter për të ndjekur me shpejtësi llogaritë.