U diskutua për ndarjen nga Mimoza Shkodra, kaq i mërzitur pozon Seldi i vetëm

Pak kohë më parë rrjeti u pushtua nga lajmi i fejesës së këngëtarëve Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra.

Madje, vetë çifti rrëfeu se në planet e afërta kishin edhe martesën.

Por ç’ndodhi me ta? Kohët e fundit kishin rënë shumë në qetësi, nuk kishim dëgjuar as për ndonjë koncert së bashku, nuk pamë as foto nga pushimet e asgjë dhe të gjithë ishin të mendimit që Seldi dhe Mimoza Shkodra janë ndarë.

Nuk kishte asnjë reagim nga ana e çiftit në fjalë, por ditën e sotme Seldi ka reaguar në profilin e tij në “Instagram”.

I veshur me një bluzë të zezë, këngëtari pozon përpara kameras shumë serioz dhe me të vërtetë shihet shumë i pikëlluar.

Ndoshta me fjalë nuk do reagojë, por kjo foto do të thotë shumë.