U largua nga shtëpia një ditë më parë, 12- vjeçari shqiptar gjendet i mb.ytur në lumë!

Ditën e djeshme familja e de.noncoi të humbur 12-vjeçarin nga fshati Dragobi i Tropojës.

I mituri me inicialet J.D. kishte shkuar për të peshkuar në lumin Valbona por nuk është kthyer më në banesë.

Pas kërkimeve trupi i tij u gjet sot i pa.jetë në shtratin e lumit Valbonë në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”.

“Më datë 12.05.2019 pasdite kanë njoftuar familjarët se fëmija i tyre i mitur J.D. vjeç 12 banues në fshatin Dragobi ka shkuar për të zënë peshk rreth 200 m larg banesës së tyre në lumin Valbona dhe nuk është kthyer më.

Fo.rcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të paj.etë të të miturit në shtratin e lumit Valbonë në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”.

Nga veprimet e para hetimore dy.shohet se i mituri ak.sidenta.lisht ka rënë në lumë ku për pasojë ka humbur jetën” njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë për he.time të mëtejshme për ngjarjen ak.sidentale.