UEFA pubikon kalendarin për sezonin e ardhshëm

UEFA ka publikuar në sajtin e saj zyrtar të gjitha datat e Ligës së Europës për vitin e ardhshëm, duke filluar që nga shorti para-eliminator e deri në finalen e madhe të këtij kompeticioni që luhet në Gdansk të Polonisë. Kështu, Liga e Europës nis zyrtarisht në datën 27 qershor me ndeshjet e turit para-eliminator ndërkohë që në datën 4 korrik luhen ndeshjet e kthimit të këtij turi. Ekipet që marrin pjesë në këtë tur, i njohin kundërshtarët e tyre në datën 11 qershor në shortin që hidhet në Nion. Në datën 18 qershor, do të hidhet shorti për turin e dytë të Ligës së Europës, për skuadrat të cilat eliminohen nga turi i parë i Championsit, ndërkohë që një ditë më vonë hidhet shorti për turin e parë dhe të dytë të Ligës së Europës.

Në datën 11 korrik, luhen ndeshjet e para të turit të parë në Ligën e Europës, ndërkohë që një javë më vonë do të luhen ndeshjet e kthimit, pra në datën 18 korrik. Ndërkohë, më 22 korrik hidhet shorti në Nion për turin e tretë eliminator. Turi i dytë, nis në datën 26 korrik ku luhen ndeshjet e para të këtij turi, ndërkohë që një javë më vonë, luhen ndeshjet e kthimit.

Data 5 gusht, përkon me shortin për fazën e ‘Play Off’, ndërkohë që më 8 gusht luhen ndeshjet e para të turit të tretë el