Uji del mbi pendë, vërshohet pjesë e fushës së Likovës, rrezikohen disa lagje të Kumanovës. Komuna në heshtje totale (Foto)

Reshjet e vazhdueshme të borës dhe shiut kanë rritur nivelin e ujit në dy pendat e Likovës. Uji i grumbulluar fillimisht ka dalë mbi dritaret e pendës së madhe, e pastaj edhe mbi pendën e vogël. Si pasojë uji ka dalur nga shtrati i lumit dhe ka vërshuar një pjesë të arave të fshatrave Likovë, Orizarë, Opajë e Llopat që gjenden rreth lumit, njofton reporteri i Gazetës Lajm nga Kumanova.

Frikë nga vërshime të mundshme ekzistojnë edhe në disa lagje të të Kumanovës që shtrihen rreth shtratit të lumit, siç janë Bedinja, lagja e Bahçeve-Dardania dhe lagja Sredorek./ GazetaLajm