Ulje e kërkesave për azil nga Maqedonia e Veriut në BE

EU immigration crisis concept.

Numri i azilkërkuesve nga Maqedonia e Veriut në vendet anëtare të BE-së në mënyrë dra.stike ka rënë në mars të këtij viti në krahasim me muajt paraprak njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Nga Maqedonia 316 persona kanë aplikuar për azil muajin e kaluar ndërsa në janar dhe në shkurt ky numër ishte 600 informon Zyra Evropiane për azil EASO.

Nga 316-të kërkesat 229 janë kërkesa të para të tjerat janë aplikacione të përsëritura për azil.

Sa u takon vendimeve për ndarjen e statusit ref.ugjat gjendja është pothuajse e pandryshuar për Maqedoninë: numri më i madh i kërkesave edhe më tej re.fuzohen pasi vendi konsiderohet i sigurt.

Në mars zyrat për azil në BE i kanë refuzuar 454 kërkesa për azil prej shtetasve të Maqedonisë ndërsa gjashtë personave u është miratuar statusi i ref.ugjatit.

Një e dhjeta e kërkesave për azil janë kërkesa të përsëritura gjegjësisht persona të cilët të paktën njëherë janë ref.uzuar dhe zakonisht ata janë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

“Siç ishte rast muajve të kaluar shtetasit e Ballkanit Perëndimor kanë tendencë të shtrojnë aplikacione të sërishme me numra ekstrem të lartë” thekson EACO.

Në përgjithësi trendet për muajin mars tregojnë rritje të vogël të kërkesave për azil në mbarë BE-në në krahasim me shkurtin dhe rritje të konsiderueshme në raport me muajin mars vitin e kaluar.

“Një proporcion i madh i aplikacioneve të regjistruara në mars vijnë prej personave të cilëve nuk u nevojiten viza për hyrje në Zonën e Shengenit” kumtoi Zyra për azil si Venezuela Kolumbia Shqipëria dhe Gjeorgjia.

Kryesisht azilkërkuesit në BE janë nga Siria Venezuela dhe Afganistani ndërsa rritje më të madhe shënon pikërisht Afganistani ndërsa shtetasit e Venezuelës për të dytin muaj me radhë shënojnë numër rekord të aplikacioneve për statusin e refugjatëve në Evropë. Kërkesat nga Siria mbeten stabile.

Shtatë vendet e tjera në krye të listës me kërkesa më të mëdha janë Iraku Kolumbia Nigeria Pakistani Irani Shqipëria dhe Gjeorgjia.

Veçanërisht potencohet rritja e ref.ugjatëve nga Kolumbia numër i rritur për 32 për qind në krahasim me shkurtin.