Uron Greqia: Fqinjët tanë janë të vendosur të ecin përpara

Ministrja alternative e Punëve të Jashtme të Greqisë Sia Anagnostopullu përmes profilit të saj zyrtar në Twiter mbrëmë vonë e komentoi rezultatin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe fitoren e Pendarovskit informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Maqedonia e Veriut i dha fund së kaluarës nacionaliste me VMRO-në. Pas Marrëveshjes së Prespës zgjedhjet presidenciale tregojnë se fqinjët tanë janë të vendosur që të shkojnë përpara duke i shk.elur të gjitha pengesat naci.onaliste” shkroi Anagnostopullu në Twiter.