“Vagina është e zgjuar, penisi është budalla”, parlamenti shpërthen në të qeshura (VIDEO)

Kemi edhe ne në Shqipëri emra fshatrash apo krahinash që të bëjnë të vësh buzën në gaz. Por nuk jemi askund pranë Ganës. Parlamenti i vendit afrikan shpërtheu në të qeshura me lot kur një deputet kërkoi më shumë investime në zonën e tij. John Frimpong Osei tha se kërkon që disa fshatra të zonës së tij të bëhen pjesë e rrjetit energjetik. Por sapo nisi të citojë emrat e fshatrave që duhen lidhur me rrjetin, të gjithë nisën të qeshin.

Fshatrat quhen “Etwe nim Nyansa”, “Kote ye Aboa” dhe “Shua ye Morbor”. Ato përkthehen përkatësisht: “Vagina është e zgjuar”, “Penisi është budalla” dhe “Testikujt janë të mërzitur”. Në përgjigje të kërkesës së deputetit, ministri i Energjisë vazhdoi humorin: “Nëse u ofrojmë energji, kjo mund të ndërhyjë në aktivitetet e natës”.

Loading...