Vajza që ruante delet në fotografi nuk qenka Ministrja franceze, del historia e vërtetë e bareshës së vogël!

Të gjithë e mbajnë mend një fotografi të një vajze që ruante delet dhe në krah të saj në të majtë vendosej Najat Vallaud Belkacem ministre e edukimit në Francë. Madje postimi mori mijera share në facebook me krahasimin që një vajzë e varfër mund të ngrihej në pozicionin e ministres.
Por AFP zbulon të vërtetën e fotos.

Vajza ulur në gur që ruan dhentë e veta nuk është aspak ministrja e Francës por një vajzë që u bë pjesë e një fotografimi të Unicef për raportet e fëmijëve.

Edhe pse krahasimi u bë në vitin 2016 foto në fakt është shkrepur në 2014. Unicef konfirmoi për AFP se vajza në fotografi nuk është Najat Vallaud-Belkacem por jep edhe legjendën e fotos: “Fouzia 8 vjec qëndron në një gur afër deleve të saj”. Fotografia është shkrepur në një fshat në provincën marokene Al Haouz ku kishte një fushatë të Unicef gjatë një projekti për situatën e grave dhe fëmijëve në Marok në 2005.

“Fouzia shkoi për një vit në shkollë dhe më pas e la sepse prindërit e saj nuk mund të blenin librat” tha organizata.

Fotografi që ka shkrepur foton quhet Giacomo Pirozzi. I kontaktuar nga AFP ai konfirmoi se imazhi I publikuar në shumë vende ishte një mission I tij për Unicef në 2006. “Mund të them se të dy historitë janë të ngjashme (ajo e fëmijës dhe ministres) por vajza nuk është Najat Vallaud – Belkacem” thotë ai.

Pavarësisht se është bërë fact-check dhe e vërteta ka dalë edhe shumë vite më vonë pretendohet se baresha e vogël dhe politikanja janë i njëjti njeri dhe foto vazhdon të qarkullojë. Edhe pse ka kaluar katër vite në një zonë rurale kur ishte fëmijë gruaja politikane socialiste në mënyrë përfundimtare nuk është fëmija e fotografuar nga Unicef.