Vasfije Krasniqi Goodman fiton çmimin “Kim Bok-Dong” për paqe

Vik.tima e dhu.nës se.ks.uale Vasfije Krasniqi Goodman është shpallur fituese e çmimit Kim Bok-Dong për paqe këtë vit.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijet.uarve të To.rturës-QKRMT e cila avokon për të mbije.tuarit e dhu.nës se.ksu.ale.

“Këshilli Korean për Drejtësinë dhe Përkujtimin për Çështjen e Skllavërisë Se.ksu.ale Ushtarake nga Japonia (Këshilli Korean) ka zgjedhur të mbijet.uarën e Kosovës Vasfije Krasniqi-Goodman si fituese të Çmimit të Paqes Kim Bok-dongit për vitin 2019” thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ky çmim nderon individët apo organizatat që kanë qenë të angazhuar në lëvizje për të zgjidhur çështjen e dhu.nës se.ksu.ale gjatë lu.ftës dhe për të siguruar të drejtat e njeriut të grave në kon.flik.tet e ar.matosura anembanë botës.

Vasfija ishte personi i parë që ndau publikisht historinë dhe tr.aumën e saj të dhu.nës se.ksua.le që kishte përj.etuar gjatë lu.ftës në Kosovë.

Më pastaj u bë zë i fuqishëm i fushatës Bëhu Zëri Im – në mbështetje të të mbij.etuarve të dhu.nës se.ksu.ale gjatë lu.ftës dhe përpjekjet e palodhshme të saja në lu.ftimin e stig.matizimit që rrethon këtë kategori shoqërore. Përveç që ka përfaqësuar zërin e të mbijet.uarve të dhu.nës se.ksu.ale,nga koha e lu.ftës në Kosovë nëpër shumë konferenca forume dhe simp.oziume ndërkombëtare,

Vasfija ka dhënë dëshmitë e saja edhe para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së dhe së fundmi para Kongresit Amerikan.