Vazdhon rindërtimi dhe restaurimi i objektit Çifte hamam në Shkup

Vazhdon rindërtimi, rehabilitimi dhe restaurimi i objektit Çifte hamam në Shkup.Ky proekt realizohet ne bashkepunim me Galerine Nacione të Maqedonisë dhe  Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës. Ky projekt është i përkrahur nga fondi i ambasadave të SHBA -së.
Shpresojmë që pas kësaj ndërhyrje, bukuria dhe madhështia e këtij monumenti të kulturës së trashëgimisë sonë i shekullit të 15-të do të dalë në shesh. Ky objekt eshte pjese e Galerise Nacionale të Maqedonisë së veriut. Drejtoresha e Galerisë Nacionale  Dita Starova Qerimi theksoi se  vazhdojmë vazhdimisht për përkujdesjen, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha ambienteve të Çifte Hamamit  pavarësisht programeve të shumta të programit vjetor të Galerisë por edhe ngjarjeve të shumta që organizojmë.