Vazhdo acari në Maqedoni, nesër mos dilni nga shtëpia

Maqedonia vazhdon të përballet me temperatura të ulëta ndërsa nesër pritet të arrij pikën më të ulët për këtë sezon dimëror. Nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” thonë se rrugët kryesore janë pastruar nga bora ndërsa ato dytësore mbeten të pa pastruar duke shkaktuar vështirësi të lëvizjen e qytetarëve.

Edhe nga qendra urgjente e Qytetit thonë se gjendja e personave që kanë pësuar nga ngricat gjatë ditës së sotme ka filluar të normalizohet.

Prej mëngjesit kemi pranuar diku 3 pacientë të cilët janë me lëndime të lehta sipërfaqësore dhe pas diagnostikimit të lëndimeve janë lëshuar për trajtim shtëpiak, përderisa ditën e djeshme ka qenë situata mjaft alarmante, mjaft serioze kemi pranuar diku në përgjithësi rreth 15 pacientë. Aktualisht në klinikë gjenden dy pacientë të cilët kanë ardhur pas lëndimeve që kanë marrë nga ndeshja në komunikacion për shkak të kushteve atmosferike – tha Ilir Hasani, mjek.

E të dhënat nga sektori për punë të brendshme në Shkup bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 13 aksidente, prej të cilave 3 me lëndime trupore dhe 10 me lëndime më të lehta. Në aksin rrugor Manastir- Prilep një automjet me targa të Prilepit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Nga lëndimet e rënda vozitësi ka ndërruar jetë.

Nga enti hidrometeorologjik thonë se ngritje të temperaturave do të ketë nga fundi i javës dhe fundjava kur edhe pritet ngritja e temperaturave deri në 12 gradë. Ndryshe disa studime ndërkombëtare kanë dalë me të dhëna se vera e sivjetme do të jetë e përfshirë nga reshje të rrëmbyeshme të shiut që do të shkaktojnë edhe vërshime të mëdha në rajone të ndryshme./alsat/

Loading...