Vazhdon provokimi i Vulinit: A duan “Šiptari” t’i quaj arnautë apo arbanas?

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin thotë se paralajmërimin e ak.uzës kundër tij për shkak se shqiptarët e Kosovës i quan me termin ofendues “Šiptari” e sheh si “kompliment për lu.ftën këmbëngulëse e të denjë për të vërtetën”.

“Paralajmërimin e akta.kuzës kundër meje për shkak se shqiptarët e Kosovës i quaj ‘Šiptari’ e interpretoj si vazhdim të ndalimit të shkuarjes në Kosovë. Serbët që nuk heshtin duan t’i heshtin. Akta.kuzën do ta kuptoj si kompliment për lu.ftën këmbën.gulëse e të denjë për të vërtetën” ka thënë ai për gazetën e Beogradit “Novosti”.

Me këto fjalë Vulin i është përgjigjur paralajmërimit të djeshëm nga Lugina e Preshevës se ai mund të pa.ditet për shkak të përdorimit të termit ofendues për shqiptarët “Šiptari”.

“Ky është term të cilin shqiptarët e përdorin për vete dhe nuk shoh arsye pse ai të jetë ofendues. Për mua ofendim do të ishte që dikush të më quante ndryshe nga ajo që unë e quaj veten. ‘Šiptari’ është term që përcakton shqiptarët nga Kosova dhe me të nuk kuptohen shqiptarët që jetojnë në Shqipëri ose në Serbi dhe nuk e di se çfarë këtu është kontestuese. A është më mirë të përdoren shprehjet turke ‘Arnaut’ ‘Arbanas’? Gjithmonë kam qenë në shënjestër të të gjithëve atyre që fjalën serb e mendojnë fyese pse ekzistojmë e sidomos pse flasim zëshëm dhe pse themi të vërtetën” ka thënë Vulin.

“Zviceranët i quajnë ‘Šipi’ dhe kjo është sipas gjermanistikës. Turqit i quajnë ‘Arnaut’ që në turqishte do të thotë i huaj. Gjyshja ime gjithmonë ka thënë arnautët. Askund nuk kanë guxim të kundërshtojnë për këto emërtime vetëm në Serbi e bëjnë këtë. Vetëm në Serbi ata i japin të drejtë vetes për çdo” e ka përfunduar provokimin e radhës Vulin.