Vd.es edhe një i paraburgosur

Sërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot më 17 maj 2019 rreth orës 12:05 në Klinikën Infektive në SHSKUK ka ndërruar jetë i paraburgosuri me iniciale M. L i lindur më 1955.

I parabu*rgosuri nga data 31.12.2018 ishte i hospitalizuar në Kliniken Infektive të SHSKUK-së dhe po vuante nga një sëmundje e rëndë

I njëjti akuzohej për Veprën Penale; Keqpërdorim se*ksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

Sipas ligjit trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion. /Kosova.info/