Vd.es gazetari serb i cili mbrojti Kosovarët dhe dëshmoi kundër Millosheviqit në Hagë!

Gazetari dhe redaktori i njohur serb Dejan Anastasijeviq ka vd.ekur të mërkurën pas një sëm.undjeje të rëndë kanë raportuar mediat në Serbi.

Anastasijeviqi i cili së fundi ka punuar për BBC-në në gjuhën serbe është i njohur për raportimet e tij nga koha e lu.ftës përfshirë ato nga Kosova për shkak të të cilave ka qenë vazhdimisht cak i pushtetit në Beograd.

Karrierën e tij gazetareske e ka nisur në Radion B92 ndërsa lu.ftërat në ter.ritorin e ish-Jugosllavisë i ka përcjellë si gazetar i revistës amerikane me renome “Time” dhe javores politike serbe “Vreme”.

Në pranverë të vitit 1999 në kohën e bom.bardimeve të NATO-s është detyruar të largohej nga Beogradi për në Vjenë për shkak se ishte i shënj.estruar nga regj.imi i Slobodan Milosheviqit.

Në Beograd është kthyer pas rë.nies së Milosheviqit ndërsa ka qenë edhe dëshmitar kundër tij në procesin për kr.imet e lu.ftës të kryera në Kosovë para Tribunalit të Hagës.

Në prill të vitit 2007 ka qenë cak i dy ate.ntateve me bo.mba në Beograd të cilat vetë ai ka dy.shuar se ishin për shkak të shkrimeve dhe dë.shmive të tij për kr.imet e lu.ftës që kanë kryer serbët para së gjithashtu ato të cilat janë ndërlidhur me Vojislav Sheshelin dhe Jovica Stanishiqin.

Për shkrimet e tij nga viti 1998 në të cilat ka ekspozuar kr.imet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës është pa.ditur nga re.gjimi i Milosheviqit nën aku.zën se “po përhap dezinformata dhe po i ndihmon te.rr.oris.tët”.

Anastasijeviq ka qenë i angazhuar në bashkëpunimin rajonal mes gazetarëve dhe në zbatimin e standardeve profesionale ndërsa gjatë viteve në disa raste ka kontribuuar me shkrime edhe për “Kohën Ditore”.