Vdes në Rusi bashkëshortja e kryekriminelit Milosevic, Mira Markovic

Është më se e sigurt se në vitet e nëntëdhjeta ka qenë personi i dytë me i fuqishëm në Serbi, menjëherë pas kryekriminelit Slobodan Milosevic. Mendohet se Milosevici vetëm asaj i ka besuar.

Mira Markovic (76), e veja e Slobodan Milosevicit, ka vdekur sot në Rusi.

Mediet serbe bëjnë të ditur se ajo ka qenë e sëmurë rëndë dhe ka vdekur në spital, pas katër operacioneve të bëra.
Ndonëse mediet serbe kanë transmetuar lajmin e agjencisë ruse Sputnik, konfirmim zyrtar ende nuk ka.

Mirjana Mrkovic ka lindur në vitin 1942 në Pozharevc. Slobodan Milosevici ka qenë dashuri e saj e shkollës së mesme. Janë martuar në vitin 1965.

Është më se e sigurt se në vitet e nëntëdhjeta ka qenë personi i dytë me i fuqishëm në Serbi, menjëherë pas kryekriminelit Slobodan Milosevic. Mendohet se Milosevici vetëm asaj i ka besuar.

Nuk ështa habi, prandaj, pse Markovic ka ikur në Rusi pasi që Milosevici është arrestuar. Në Rusi, në vitin 2010 ka marrë azil, pasi që ka qenë e arratisur nga organet gjyqësore të Serbisë, të cilët për të kanë bërë fletëkallëzim në kuadër të hetimeve për keqpërdorim me ndarjen e banesave në vitin 2.000.