“Veç Ty, hiti i Donës…

Dona, një këngëtare 21-vjeçare, ka lindur në Londër ku jeton dhe studion psikologjinë në universitet por deshira për muzikë ka qenë gjithmonë aktive. Kur Dona ishte e re ajo performoi në shfaqje shqiptare dhe angleze. Dona më pas fillon të realizojë edhe covers në YouTube dhe Instagram. Kënga e saj e parë është titulluar ‘Vetëm’, ndërsa të dytën e ka realizuar me tekst nga Yll Limani kurse muzikë nga Florent Boshnjaku. “Veç Ty”, hiti më i ri i verës vjen pikërisht nga Dona dhe ju duhet të shijoni atë…