Veliaj tregon si e përjetoi lajmin që do të bëhej baba!

Erion Veliaj është shfaqur si turist në Jalë në këto ditë të nxehta të korrikut dhe ndalesa e tij ishte në emisionin “Pushime on Top”.

Aty ka rrëfyer plot emocione pritjen e ëmbël të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Për herë të parë, ai ka treguar se ata do të bëhen shumë shpejt prindër të një djali.

“Isha në shtëpi kur Ajola më dha lajmin dhe ishte shumë qejf. U lumturova jashtë mase kur e mësova që do bëhem me djalë, si një shqiptar i vërtetë.

Ajola donte gocë, unë doja çun, por tani jemi super të lumtur edhe thamë sa mirë që është çun sepse tani e ka radhën një gocë”, tha Veliaj duke nënkuptuar se familja Xoxa-Veliaj do të jetë e madhe.

“Kam humbur shumë kohë që duhet të isha pranë familjes dhe tani që presim një çun të vogël, një Lali të vogël më ka bërë të mendoj se ca gjëra mbeten gjithmonë, familja mbetet gjithmonë”, tha Veliaj duke treguar se do të harxhojë më shumë kohë me familjen./Top Channel/

Loading...