Vendi më i pasur me ar

Herën tjetër kur të mbani stoli, është mirë të konsideroni se nga ka ardhur metali me të cilin është krijuar ajo.
Origjina e shumë elementeve të çmuara në tabelën periodike, si ari, argjendi dhe platini, ka hutuar shkencëtarët për më shumë se gjashtë dekada.

Por, një studim i ri ka gjetur një përgjigje në një galaktikë të largët.

Analizat e disa prej yjeve më të ndritshme në galaktikën e quajtur ‘Reticulum II’, 100,000 vite dritë larg Tokës, sugjerojnë se këto yje përmbajnë sasi të madhe të atyre që quhen elemente të çmuara.

Ari, argjendi, platini dhe uraniumi janë pjesë e këtyre elementeve të çmuara të gjetura në këtë galaktikë.

“Prodhimi i këtyre elementeve merr aq shumë energji sa që është pothuajse e pamundur që t’i krijosh ato në mënyrë eksperimentale”, tha Anna Frebel, nga Departamenti i Fizikës në Institutin e Teknologjisë së Massachusetts.

Hulumtuesit nga ky institut gjetën një galaktikë unike të mbushur me elemente të rënda, që mund të hedh dritë mbi atë se si u formuan galaktika.j.j