Venezuela propozon Turqinë për “shtet mbrojtës”

Turkish President Tayyip Erdogan and Venezuela's President Nicolas Maduro attend a news conference after an agreement-signing ceremony between Turkey and Venezuela at Miraflores Palace in Caracas, Venezuela December 3, 2018. REUTERS/Manaure Quintero

Përfaqësuesi i përhershëm i Venezuelës në OKB, Samuel Moncada, tha se ka propozuar që Turqia të jetë “shteti mbrojtës” për mbrojtjen e ambasadës së vendit të tij në Washington.

Në një konferencë për media në selinë e OKB-së, Moncada bëri një deklaratë për vendimin e administratës amerikane për të evakuuar ambasadën e Venezuelës në Washington.

Marrëdhëniet diplomatike mes SHBA-ve dhe Venezuelës janë ndërprerë edhe në kuadër të marrëdhënieve diplomatike në Konventën e Vjenës. SHBA-ja si vend të tretë ka zgjedhur Zvicrën “shtet mbrojtës” për ambasadën e saj në Caracas, tha Moncada. “Edhe ne kemi propozuar Turqinë si shtet mbrojtës. Ata refuzuan propozimin tonë duke na thënë se ‘ne nuk ju njohim juve, por Guaido-n’”.

Administrata e SHBA-ve ka njoftuar se ka filluar një proces ligjor për të evakuuar Ambasadën e Venezuelës në Washington.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka pretenduar se ambasada i përket qeverisë së presidentit opozitar të Asamblesë Kombëtare, Juan Guaido, i cili ka vetëdeklaruar veten si president të përkohshëm të Venezuelës. Pasi kanë vënë theksin se nuk e njohin presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro, Departamenti pretendon se për këtë arsye është e “jashtëligjshme” prania e protestuesve brenda ambasadës që mbështesin Maduron.

Më tej thuhet se diplomati venezuelian Carlos Vecchio i emëruar nga Guaido si ambasador në Washington ka kërkuar evakuimin e ambasadës ndërsa Departamenti u ka kërkuar protestuesve që të dalin vullnetarisht nga ambasada.

– Vazhdojnë protestat

Protestuesit e kryesuar nga grupi i grave aktiviste CodePink që mbështesin presidentin e Venezuelës, Maduro, afro një muaj ndodhen brenda ndërtesës së ambasadës duke vazhduar aktivitetet e tyre, ndërsa jashtë ndërtesës ndodhen mbështetësit e Guaido-s.

Pasi theksojnë se në ndërtesë janë ftuar nga punonjësit e Qeverisë së Venezuelës, protestuesit brenda ambasadës mbrojnë idenë e tyre se policia nuk ka të drejtë t’i nxjerrë ata me detyrim.

Në veprimet që mbikëqyren nga policia e Washington DC dhe policët e shërbimit sekret, herë-herë ndodhin tensione mes palëve, ndërkohë që nuk lejohet që protestuesit brenda ambasadës të marrin ushqime nga jashtë.

Në rrjetet sociale pati një reagim të madh për shkak se javën e kaluar u ndërpre energjia elektrike dhe uji në ndërtesën e ambasadës me qëllimin që protestuesit të detyrohen të dalin jashtë saj.

Sipas Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, nëse lidhjet diplomatike midis dy vendeve prishen, dy palët mund të zgjedhin një vend të tretë të pranueshëm për shtetin pritës si “shtet mbrojtës”.