Veprat e Luan Starovës edhe më tej hit në Ballkan dhe Evropē

 

Veprat e Luan Starovës edhe më tej hit në Ballkan dhe Evropë.

Shtëpia e njohur botuese ” Poeteka”, nga Tirana, botoi ne gjuhën shqipe, romanin ” Emigrimi i ngjalave” nga Luan Starova

Deri më tani ky roman eshte botuar ne gjuhën maqedonase, frenge, dhe angleze, ndërsa në gjuhën ruse eshte botuar me titull ” Piramida ujore”.

Ky roman është një metaforë metafizike, metaforë politike; “Emigrimi i ngjalave” pushon pak nga pak së qeni rrugëtimi i disa njerëzve të veçantë, për t’u shndërruar në një udhëtim të njerëzimit me zgjedhjet e tij, me ngurrimet e tij, me gabimet e tij.

Zëri letrar i Luan Starovës është thellësisht kozmopolit, duke qenë edhe veçanërisht Ballkanik dhe, ngandonjëherë, në mënyrë specifike, shqiptar. Identiteti shqiptar i Starovës është i butë, por i qëndrueshëm. Ai ka finesa me të cilën ai e pohon atë identitet, duke siguruar një kuptim shumë më të pasur dhe më të përmbajtur të asaj që është dhe nuk është “kombi”.

EDGAR MORIN: Emigrimi i Ngjalave, vepra e shkrimtarit shqiptar të Maqedonisë Luan Starova, ndjek historinë e familjes së autorit në brigjet e liqenit të Ohrit, të ndarë sipas dëshirave të jetësdhe të vdekjes të perandorive të ndryshme që kanë ardhur njera pas tjetrës mbi brigjet e tij.

JEAN-MARC MORANDINI: Në këtë roman autobiografik, Luan Starova vazhdon botimin e “Sagës ballkanike”, që tashmë është pjesë e romaneve të mëdhenj europianë. Ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, fashizmit dhe stalinizmit, një familje kërkon ashtu si ngjalat rrugën e lumejve drejt deteve të largët.