Vërshime në Strumicë dhe Manastir

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut që mbrëmë përfshinë territorin e Strumicës kanë shkaktuar dëme të shumta materiale në kulturat bujqësore, ku më së shumti janë dëmtuar të mbjellat me drithëra dhe domate. Dëme materiale kishte edhe në disa objekte dhe prona private. Zona e goditur sot u vizitua Ministri i bujqësisë Lupço Nikollovski për të bërë vlerësimin e dëmeve pas çka premtoi nisjen e procedurës për kompensimin e tyre.

Nga reshjet e djeshme është prekur edhe një pjesë e Manastirit ku po ashtu janë regjistruar dëme në bujqësi. Nga Enti hidrometeorologjik njoftojnë se edhe gjatë ditës së nesërme pritet mot jo stabil dhe reshje lokale të shiut. Përmirësim i motit pritet nga mesi i javës së ardhshme.

Kjo periudhë me reshje do zgjas edhe gjatë ditës së nesërme, pra edhe nesër do jetë ngjashëm sikur sot, kohë më e freskët dhe me erëra jo stabile në orët e pasdites por edhe më herët në mesditë me reshje lokale të shiut me bubullima në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit….Të martën do ketë një stabilizim të temperaturës por në pjesët veriore të vendit do të ketë kushte për reshje të shkurta të shiut gjatë orëve të pasdites, ndërsa nga e mërkura dhe ditëve në vijim do ketë periudhë stabile dhe mot më i ngrohtë. Temperaturat maksimale do jenë prej 30 deri 35 gradë – deklaroi Kostadinka Arsovska, Enti hidrometeorologjik.

Sipas matjeve nga Enti Hidrometeorologjik temperaturat aktuale janë më të ulëta se normalja për këtë sezon.

Elmedina Aliji