Vërshimet në Mitrovicë, evakuohen 19 familje

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca në Mitrovicë, Musa Dragaj, ka thënë se vetëm në fshatin Lisicë të kësaj komune, janë evkauar mbrëmjen e kaluar 13 familje për shkak të gjendjes së vërshimeve si pasojë e të reshurave të shiut dhe borës.Dragaj në një prononcim për klankosova.tv, ka shtuar se përveç Lisicës edhe në lagjen ”2 Korriku”, janë evakuuar gashtë familje nga shtëpitë e tyre.Ai ka pranuar se zyrtarët komunalë gjatë gjithë kohës janë në monitorim të situatës, ndërkohë që çdo gjë operatorët dhe shërbimet përkatëse janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar nëse kërkohet një gjë e tillë, në çdo moment.

Përveç vërshimeve Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca në komunën e Mitrovicës, Musa Dragaj, ka thënë se në disa zona ka pasur dhe rrëshqitje dheu, por që të kenë rezultuar vetëm me dëme material.Mëtej Dragaj ka theksuar se familjet e evakuara janë sistemuar për qëndrim të përkohshëm tek familjarët e tyre, ndërsa zonat me shtëpi të përmbytura, pritet të kthehen në gjendje të banueshme, sanimin e të cilave pritet ta përfundojë komuna.Megjithatë ai ka shtuar se në sanimin e këtij problemi nuk do të përfitojnë pronarët e shtëpive të cilët kanë të ndërtuara ato në zona të palejueshme të qytetit,.

Loading...