Vetë dorëzohen dy vëllezër që ishin akuzuar për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka lajmëruar se janë vetë paraqitur në polici dy vëllezërit që ishin akuzuar për vrasje në tentativë.

Bëhet fjalë për personat me iniciale B.S dhe F.S, shkruan gazetametro.net

Ata kanë qenë në arrati që nga data 20 qershor pasi kishin kryer veprat penale përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndalur nën masën e arrestit policor.