Vetëhelmimi i të riut, vëllai tregon telefonatën e fundit, si e gjetën tek kisha

Gjon Dobrozi nga fshati Gramëz i Rrethit Krujë kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme fostoksine në rrethana ende të paqarta.

Ai u transportua me urgjencë nga familjarët e tij drejt spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, por ndërroi jetë pa mbërritur në duart e bluzave të bardha.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivin që çoi drejt vetëflijimit Dobrozin, ndërsa ky i fundit ka kryer aktin ekstrem në mënyrë të mistershme sipas familjarëve. 

Grupi hetimor i ngritur për të hetuar ngjarjen ka marrë në pyetje familjarë dhe të afërm të 23-vjecarit, të cilët njëzëri janë shprehur se nuk kishin menduar kurrë se ai do të kryente vetëvrasje.

Familjarët kanë treguar se ishin lajmëruar nga vetë Gjoni, pasi i kishte telefonuar të vëllait.

“Ai kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme fostoksine kur ndodhej në shtëpi. Më pas, në mënyrë të mistershme, ka shkuar te kisha që ne kemi në zonën tonë. Nuk e dimë arsyen se përse kishte shkuar aty, por atje e gjetën në gjendje të rëndë. Na lajmëroi që ndodhej aty dhe na tregoi se nuk ndihej mirë, pasi kishte pirë fostoksinë. Rendëm me shpejtësi drejt kishës. Aty e gjetëm të shtrirë dhe në gjendje të rëndë. Menjëherë e hipëm në makinë dhe u nisëm për në Tiranë. Por, në momentin që mbërriti në spitalin ‘Nënë Tereza’, ishte shumë vonë pasi ishte në grahmat e fundit. Nuk arritëm ta shpëtonim dot. Gjithashtu, gjatë rrugës për në spital e pyetëm se përse kishte vepruar ashtu, por nuk na ktheu përgjigje”, thanë familjarët e Dobrozit për hetuesit e Policisë.

Referuar dëshmive të familjarëve dhe të afërmve të 23-vjeçarit, Policia thotë se kohët e fundit ai kishte shfaqur probleme psikologjike.

“Nga të dhënat që jep familja, të afërmit dhe shokët e viktimës kemi të bëjmë me një person që kishte çrregullime mendore. Gjithsesi, në po punojmë për të mësuar motivin që e shtyu të riun drejt këtij akti”, bëhet e ditur nga Policia.

Nuk dihet arsyeja përse 23-vjeçari ka shkuar pasi gëlltiti fostoksinën në kishë, për t’u lutur që të shpëtonte apo dëshira e tij ishte të ndërronte jetë pikërisht në shtëpinë e Krishtit, shkruan “Panorama”.

Të afërmit kanë pohuar se ai frekuentonte kishën dhe ishte një besimtar i devotshëm.

Edhe në “Facebook” foton e vetme që kishte të profilit është pikërisht me kishën në sfond. Policia po vijon hetimet dhe po vijon hetimet duke marrë në pyetje persona e afërt me 23- vjeçarin. Krahas gjendjes së rënduar psikologjike, Policia ka dyshime se ndonjë konflikt apo qejfmbetje mund të jetë motivi që shtyu drejt aktit ekstrem Gjon Dobrozin.