‘Veza’ që po tallet me Ronaldon e Kylie Jenner (FOTO)

Duket e pakuptimshme, por në natën e së dielës, një foto e një veze, mundi postimi e Kylie Jenner si posti më i pëlqyer në histori në Instagram.

A është veza e mbushur me diamante? A ka veza një kanal të famshëm në YouTube që nuk ke dëgjuar për të? Është një njeri i famshëm seksi që mban vezën?

Jo. Asnjë nga të sipermet – është vetëm një vezë.

Ja veza.

Kjo vezë është postuar me 4 janar dhe për një kohë të shkurtër, përveç që la mbrapa yje të muzikës e sportistë të mëdhenj dhe theu rekordin e Kylie Jenner, ka shkuar në 46.1 milionë like – pothuajse trefishin e postimit të Jenner që mbante vendin e parë tash e një kohë.

Nuk dihet personi që ka postuar vezën më 4 janar, përse u postua apo pse kjo përpjekje për të vendosur një rekord, që edhe pse duket e pabesueshme, në fakt ka funksionuar.

Ndonjëherë, vullneti i internetit shprehet në mënyra të veçanta, dhe në këtë rast, interneti vendosi të ishte veza si foto më me së shumti pëlqime në Instagram, që ka kaluar edhe Cristiano Ronaldon.

Në mesin e 20 fotove më të pëlqyera në histori në Instagram, janë 7 fotografi të CR7 – asnjë e Lionel Messit.

Një foto e Ronaldos ka qenë vitin 2018 në pozitën e 5-të, por tani 33-vjeçari ka zbritur në pozitën e shtatë, me 12.8 milionë like.

Nuk dihet ende se kush, apo për çfarë arsye ka bërë këtë postim, që gjatë ditës së djeshme, është tallur paksa me Jennerin në Instastory, duke e publikuar një foto me lot në sy, pasi bukuroshja i dha lamtumirën rekordit në Instagram.