VIDEO/ Lu, Meta dhe Mediu, ia marrin valles me “Gëzuar Baftjar!”, por çfarë ndodhi më pas…

Është bërë virale në rrjetet sociale një moment nga mbrëmja e organizuar në një nga hotelet e shtrenjtë të Tiranës ku merrnin pjesë zyrtarë të lartë të shtetit dhe ambasadorë. Përveç pjesës zyrtare ajo është karakterizuar edhe nga momente relaksi.

I tillë ka qenë ai kur presidenti i Republikës, Ilir Meta, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, apo dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu janë bashkuar në valle nën tingujt e këngës “Gëzuar Baftjar”. Por kjo video është bërë virale dhe ka shkaktuar mjaft thumbime në rrjet. ©LAPSI.al