(VIDEO) MICKOSKIT nuk i duhen votat e SHQIPTARËVE?!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski gjatë një deklarate për media nuk e ka parë të arsyeshme të kërkojë përkrahjen edhe të shqiptarëve gjatë zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më datë 21 Prill, informon MEDIAL.mk.

Mickoski madje gjatë ftesës së tij ndaj qytetarëve për të votuar kandidaten nga radhët e Koalicionit të udhëhequr nga VMRO-ja, Gordana Siljanovska- Davkova hapur ka theksuar se votat e cilëve qytetarë, përkatësisht etni që jetojnë në Maqedoninë e Veriut i kërkon!

Kjo është deklarata e Mickoskit:

“Ne besojmë fuqishëm, gjithnjë duke u bazuar nga të dhënat e marra në terren dhe opinioni publik se president i radhës i shtetit do të jetë profesoresha Gordana Siljanovska Davkova. E shfrytëzojë këtë rast që tu bëj thirrje qytetarëve të Maqedonisë, maqedonasve, serbëve, boshnjakëve, turqve, romëve, vllahëve dhe gjithë të tjerët të na bashkëngjiten dhe të qëndrojnë me ne dhe me datë 28 Prill në mënyrë masive të dalin në votime, të përkrahin kandidatin e Koalicionit për Maqedoni më të Mirë, profesoreshën Gordana Siljanovska -Davkova dhe me këtë të hapin dyert për mposhtjen e “Zaevizmit”, kurse në këtë mënyrë të mundësohet edhe mbajtja edhe e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në të cilat unë jam i bindur por edhe koalicioni Për Maqedoni më të Mirë se do të largojmë njëherë e mirë “Zaevizmin” në pjesën e errët të historisë së Maqedonisë.”

/MEDIAL/