Video/Rama nuk heq syzet, Clinton nuk i jep as dorën

Në përfundim të fjalimit me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ish presidenti i SHBA, Bill Clinton, zbriti podiumin nga ku po fliste dhe i dha dorën drejtuesve të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë që ishin të ftuar.

Por ajo që ra në sy ishte se Clinton nuk i dha dorën Kryeministrit Edi Rama, i cili nuk hoqi as syzet e diellit në momentin kur u afrua ish presidenti.

Në pamjet filmike duket se ai i ka dhënë dorën Kadri Veselit, që ishte ngjitur me Ramën, Ilir Metës, Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt, po jo kryeministrit shqiptar, i cili ishte edhe duke duartrokitur në ato momente.

Nuk dihet nëse ky veprim është bërë me qëllim ose Clinton nuk e ka njohur kryeministrin Rama. /Opinion.al