Vizat për Kosovën pas demarkacionit, Brukseli “e dredh”: edhe një kusht tjetër…

Kosovarët, politika e shoqëria bashkë, me gjasë janë mprehur për heqjen e vizave pas marrëveshjes së se për demarkacionin me Malin e Zi, ndërkohë që pritet mesjava për t’i thënë “Po” ratifikimit në Kuvend.

Por duket se kjo pranverë do vonojë për Kosovën. Përfaqsuesja e BE-së në Prishtinë, Natalja Apostolova, vërtet e ka konfirmuar se pas demarkacionit vijnë vizat, por ka shtuar një kusht tjetër që ngjan me një kurth diplomatik.

Kushti tjetër janë, sipas asaj çka deklaroi ajo së fundi, “si kriter tjetër është edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që të bëhet liberalizimi i vizave”, u shpreh Apostolova në kuadër të “Forum 2015”, ku u diskutua në lidhje me temën “Momenti i ri i zgjerimit të BE-së, çfarë mund të përfitojë Kosova”.

Po nëse me demarkacionin ka një moment qartazi të ezaurueshëm, thjesht ratifikimi, si do luhet me “luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, pasi ky është parim, vizion, frymë e jo akt? Duhet pritur situata post-demarkacion, për të kuptuar se cili është në të vërtetë projekti europian mbi Kosovën në lidhje me vizat.

Apostolova ka treguar edhe për takimet që ka zhvilluar me partitë politike për ratifikimin e demarkacionit, për çka tha se vetëm me Vetëvendosjen nuk kishin konsensus. Ndërsa me Listën Serbe nuk janë takuar ende. /tesheshi.com/

Loading...